Niveli i ujit të lumit Vardar është rritur

Shkup, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Për më shumë se trefish është rritur niveli i ujit të Vardarit në vendin e matjes Jegunoc, ndërsa rritje krahasuar me ditën e djeshme ka edhe në tre vendet tjera të matjes të lumit, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).

Rritje të nivelit shënojnë edhe të gjitha lumenjtë tjerë në vend me përjashtim të Treskës, Radikës dhe Drinit të Zi ku niveli i ujit është i njëjtë si dje.

Për dallim nga lumenjtë, niveli i ujit të Liqenit të Dojranit dhe Prespës është i njëjtë si dje, ndërsa niveli i Liqenit të Ohrit është për një centimetër më i ulët se ai i djeshmi. sn/