Nënshkruhet marrëveshja më e madhe energjetike në vitin 2020

Abu Dabi, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Konsorcium i përbërë nga gjashtë investitorë globalë dhe Kompania kombëtare e naftës Abu Dabi (ASNOC) nënshkruan marrëveshje në vlerë prej 20,7 miliardë dollarë amerikanë.

Marrëveshja parasheh investim në konsorcium në vlerë prej 10,1 miliardë dollarë për një pjesë prej 49 për qind në filialin të sapoformuar “ADNOC tubacionet e gazit” dhe me të drejtë të qirasë së 38 tubave.

ADNOC do të ketë pjesë më të madhe në kompaninë e sapoformuar prej 51 për qind dhe do të ketë pronësi ndaj tubacioneve. Gjithashtu do të udhëheq me kompaninë dhe do të jetë kompetent për shpenzimet kapitale.

“Ky është investimi më i madh në infrastrukturën energjetike në rajonin e Gjirit Persik dhe në botë për vitin 2020”, theksohet në kumtesën e kompanisë shtetërore të naftës nga Abu Dabi.

Në konsorcium janë kompanitë “Global infrastrakçer partners”, “Brukfild aset menaxhment”, fondi sovran i Sinagporit GiC, ai nga Kanadaja “Ontario tipers penshen plan bord”, “NH investment & sekjuritis” dhe “Snem”. fb/

Таг