Mustafi mund të largohet nga Arsenali?

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali pas përfundimit të sezonit aktual. Qendërmbrojtësi shqiptar mund të rikthehet në Serie A, ku e duan Interi, Milani dhe Roma

Eksperienca e Shkodran Mustafit në Arsenal pritet të marrë fund shumë shpejt.

Futbollisti shqiptar mund të largohet nga “Emirates Stadium” pas përfundimit të këtij sezoni.

Paraqitja e zbehtë ndaj Brightonit i ka shtuar mundësitë e largimit të përfaqësuesit gjerman nga Londra, shkruan portali “transfermarketweb.com”.

28 vjeçari është pjesë e “Topçinjve” që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga Valencia.

Ai ka dështuar ta tregojë veten tek “Gunners” dhe ka marrë shpesh kritika.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2021.