Momenti i “frikshëm” kur vetura e Tesla-s arrin 100 km në orë për vetëm një sekond

Makina e firmës së Elon Musk ka përzgjedhur pistën e Nurburgring-ut në Gjermani që të shpërfaqë përformancat e jashtëzakonshme, respektivisht përshkimin e shpejtësisë 100 km në orë për vetëm 1.1 sekond, shkruan CarBuzz, përcjell lajmi.net.

Krahasimisht, modeli në fjalë arrin më shpejt të shkojë 100 km në orë sesa Bugatti Chiron e McLaren 765LT. Veturat respektive e kapin shpejtësinë të apostrofuar për 1.9 sekonda.

Në këtë ritëm, po del të jetë se stafetën e veturave sportive po e mban firma nën pronësinë e inxhinierit Musk.

Firma nuk ka bërë me dije nëse makina do futet nën mekanizmat prodhues të fabrikave të Tesla-s, e as ndonjë detaj tjetër lidhur me Roadster. /Lajmi.net/