Më shumë raste aktive të Kovid-19 edhe më tej në Çair-413, shtatë komuna me nga mbi njëqind të sëmurë

Shkup, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Nga 136 rastet e reja të diagnostikuara me koronavirus nga testimet në 24 orët e kaluara, numri më i madh, 80 raste janë nga Shkupi. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri tani në qytet janë diagnostikuar 2.667 raste, ndërsa aktive janë 1.785.

Mes komunave të Qytetit të Shkupit dhe ata që gravitojnë drejt kryeqytetit, numri më i madh i rasteve aktive të Kovid-19 është në Çair – 413, pasuar nga Gazi Baba me 149 raste, Saraji me 141, Buteli me 136 raste, Aerodromi me 135 raste, Qendra me 127 raste, Karposhi me 124 raste dhe Kisella Voda me 101 raste.

Ka edhe raste aktive në Studeniçan – 89, Gjorqe Petrov – 83, Shuto Orizare – 72, Haraçinë – 49, Ilinden – 33, Petrovec – 16, Çuçer Sandevë – 16, Sopishte – 12, Zelenikovë – 2, tre të huaj dhe tre të papërcaktuar. mb/