Kush është NASER ZIBERI?

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit.

Ai ka lindur në një familje të përbër prej tre djemsh dhe një vajzë. Është bashkëshkort dhe baba i tre fëmijëve, të dy vajzave dhe një djali.

Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Bukoviç. Ka mbaruar studimet e larta në  Fakultetin Juridik të Prishtinës.

Në fillimet e karierrës së tij Ziberi ka punuar si gazetar në të përditshmen “Flaka e Vëllazërimit” në Shkup.

Naser Ziberi gjatë karierrës së tij ka qenë funksionar i lartë i PPD-së.

Në moshën 33 vjeçare Ziberi kandidohet për herë të parë si deputet në listën e Partisë për Pprosperitet Demokratik dhe e ka ushtruar këtë funksion për tre mandate edhe atë gjatë viteve 1990,1994,1998.

Në periudhën 1996 -98 Naser Ziberi ka qenë Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, zv.Kryeministër i Maqedonisë së Veriut si dhe bashk-përpilues i Marrëveshjes së Ohrit.

Aktualisht jeton dhe vepron në Shkup dhe  ushtron profesionin e noterit.