Kumtesë nga PRSD për fushatën zgjedhore

Shkup, 24 qershor 2020 

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të çojnë në një qeveri politike me legjitimitet të plotë, PRSD u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që ta zhvillojnë atë në një atmosferë korrekte dhe demokratike, të mbushur me garë politik të ideve dhe programeve. Ne i mirëpresim këto zgjedhje si një shtet anëtar i NATO-s edhe para hapjes së kapitujve të BE-së, gjë që na detyron të zhvillojmë proces zgjedhor që nuk do të devijojë nga demokracitë perëndimore.

Le të përpiqemi të gjithë të sigurojmë fushatë korrekte politike, të bëjmë çmos për të treguar më të mirën, më të suksesshmen, më cilësoren. Të mos harrojmë se partitë duhet të garojnë në ide dhe programe, dhe jo në diskreditime dhe nënvlerësim, sepse qëllimi ynë është i njëjtë – jetë më e mirë për qytetarët e Maqedonisë.

Duke marrë parasysh pandeminë me koronavirusin, PRSD gjithashtu apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, anëtarët ose mbështetësit e partive politike, tek qytetarët, që të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet dhe protokollet e qeverisë për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e virusit. Mos lejohet fushata parazgjedhore të shndërrohet në një situatë kritike epidemiologjike, e cila do të rrezikojë shëndetin e qytetarëve.

Shërbimi për marrëdhënie me opinionin i PRSD

________________________________________

MEDIAL këto lajme i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.