Komuna e Podujevës dështon t’i paguajë në kohë faturat për mallrat dhe shërbimet e furnizuara

Komuna e Podujevës ka dështuar të paguajë faturat për mallra dhe shërbimet e furnizuara.

Sipas Zyrës së Auditimit, në gjashtë raste, një për mallra dhë shërbime dhe në pesë raste për investimet kapitale, faturat nuk janë paguar në afatin e paraparë ligjorë, por me vonesa deri në gjashtë muaj.

Sipas ligjit, çdo faturë duhet të paguhet brenda 30 dite, pas pranimit të faturës.

Por, sipas komunës, këto vonesa kishin ndodhur për shkak të mungesës së mjeteve.

Sipas Auditorit, këto vonesa ndikojnë që komuna të jetë subjekt të padive nga operatorët ekonomik, kështu duke shkaktuar shpenzime shtesë gjyqësore/përmbarimore për komunën.

Zyra e Auditimit rekomandon që kryetari të sigurohet që të gjitha faturat të paguhen brenda afatit ligjor dhe porositja e mallrave, punëve apo shërbimeve bëhet vetëm atëherë kur komuna paraprakisht i siguron fondet apo ndan mjetet buxhetore të mjaftueshme për pagesë