Haliti: Vitia me 11 pacientë të hospitalizuar, një në gjendje më të rëndë

Në Komunë e Vitisë sonte janë paraqitur 15 raste të reja me coronavirus.

Kryetari Sokol Haliti thotë se infektimet e reja janë raste kontakti por që janë nga ditët e më parme.

“Kemi 11 raste të hospitalizuara prej të cilëve njëri është në gjendje më të rëndë”, tha ai.

Haliti thotë se në Komunën e Vitisë janë 51 raste aktive me coronavirus.

I pari i Vitisë shpreson që personat që kanë simptoma të testohen brenda ditës dhe të mos ketë vonesa në testime.