Greqinë vitin e kaluar e kanë vizituar 948.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe kanë shpenzuar 114 milionë euro

Athinë, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Vitin e kaluar, Greqinë e kanë vizituar 948.000  shtetas të Maqedonisë së Veriut, numër që është për 20 për qind më i vogël në krahasim me turistët në vitin 2018 kur ka pasur  1.187 000, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Lidhur me të ardhurat për Greqinë nga turistët e Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar kanë arritur deri në 114 milionë euro, për 26,3 për qind më pak në krahasim me vitin 2018. Shpenzimi mesatar për person është 121 euro, ndërsa shpenzimi mesatar për bujtje, 48 euro.

Të dhënat konkrete të Bankës së Greqisë i përdor Instituti i Shoqatës së Biznesmenëve Turistikë Grekë, duke u përqendruar në turizmin rrugor në Greqi në periudhën 2012-2019, gjegjësisht e analizon valën turistike përmes kufijve tokësorë dhe turistët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.

Vitin e kaluar, përmes kufijve tokësorë, në fqinjin jugor kanë mbërritur gjithsej 9.6 milionë turistë, me 38.2 milionë bujtje dhe 1.8 miliardë euro të ardhura për Greqinë. Me çfarë turizmi rrugor paraqet 30,6 për qind të numrit të përgjithshëm të mbërritjeve në vend dhe sjell 10,1 për qind të të ardhurave të përgjithshme.

Nëse bëhet krahasim të numrit të mbërritjeve nga Maqedonia e Veriut në Greqi në tetë vitet e kaluara, më së shumti ka pasur në vitin 2015, 3.018.363,  ndërsa më pak vitin e kaluar kur për herë të parë numri është nën një milion.

E njëjtë është gjendja edhe sa i përket numrit të bujtjeve. Në vitin 2014 dhe 2015 ka pasur mbi gjashtë milionë bujtje, ndërsa vitin e kaluar 2.348.726.

Me uljen e numrit të mbërritjeve dhe bujtjeve janë ulur edhe të ardhurat për Greqinë nga turistët e vendit tonë, dhe nga 203 milionë euro në vitin 2013, 261 milionë në vitin 2014 dhe 245 milionë euro para pesë viteve, vitin e kaluar është ulur në 114 milionë euro.

Maqedonia e Veriut është në vendin e 27-të të numrit të përgjithshëm të mbërritjeve në Greqi, ndërsa në vendin e gjashtë sa i përket mbërritjeve përmes rrugës tokësore. sr/ar/