E majta e fillon fushatën zgjedhore, pret të bëhet parti parlamentare

Shkup, 24 qershor 2020

Partia politike E Majta, sot, në pajtim me Kodin zgjedhor, e fillon fushatën e vet zgjedhore si pjesëmarrëse e pavarur, që do të thotë bartëse e listës së kandidatëve për deputetë në Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020.

Në zgjedhjet e ardhshme historike, të cilat janë me rëndësi thelbësore për zhvillimin dhe prosperitetin e Republikës së Maqedonisl,  E Majat – në pajtim me listat e konfirmuara zyrtare nga KSHZ – do të dalë nën numrin rendor 4 në të gjitha gjashtë njësitë zgjehdore: bartës në NJZ 1 është kryetari i T>ë Majtës – prof.dr. Dimitar Apasiev; bartës në NJZ 2 është mr. Rexhep Ismail; bartës në NJZ 3 është Borisllav Kërmov; bartës në NJZ 4 është Branko Ristov; bartës në NJZ 5 është Jovana Mojsoska dhe bartës në NJZ 6 është Senada Ibraimova – të gjitha kuadro të kryesisë më të lartë të Partisë, me përvojë shumëvjeçare në fushën e aktivizmit politik.

Në këtë fushatë, të mbajtur në rrethana të jashtëzakonshme dhe të krizës së pandemisë, ndërkaq në interes të shëndetit publik, E Majta do të kahëzohet drejt zhvillimit të fushatës kreative, fillimisht në rrjetet sociale dhe në mediume, përderisa do të evitojë tubime masive. Është planifikuar të hapen edhe disa zyre tona lokale në mbarë Republikën, me respektim konsekuent të protokolleve për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Sllogani zyrtar i fushatës është: Shteti për popullijn – E Majta në parlament!”.

Konferencat për shtyp do t’i mbajmë ose para institucioneve shtetërore (në ambient të hapur) ose, ndërkaq, në Pres-qendrën tonë të re, të vendosur në bul. “Koço Racin” nr.32/1/2 (në ndërtesën e verdhë në udhëkryqin tek Kryqi i Kuq). Shef i pres-qendrës dhe përgjegjëse për propagandën e përgjithshme politike të Së Majtës është Senada Ibraimova, e cila do të jetë person përgjegjës për kontakt me mediumet (tel. mob. 078/966-607; [email protected]). Shef i shtabit zgjedhor në nivel shtetëror është sekretari i përgjithshëm i Partisë – Jovana Moijsoska (kontakti: 078/710-850; [email protected]])

Pres Qendra e Së Majtës

________________________________________

MEDIAL këto lajme i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.