Drita për të ruajtur kreun

Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me ndeshjet e para të xhiros së 26-të.

Me sezonin që po i afrohet fundit, Gjilani kërkon fitoren e tretë radhazi e këtë do kërkojë t’a bëjë kundër Dukagjinit, që renditet e fundit në tabelë.

Trepça ’89 kërkon të shmangë turpin e rënies nëj kategori më poshtë, ku do të presë Flamurtarin në “Riza Lushta”.

Skuadra nga Mitrovica mban pozitën e 9-të në tabelë dhe është në zonën e rënies, pesë pikë prapa kundërshtarit direkt, Flamurtarit.

Drita ka një 90 minutësh të lehtë në letër ndaj Vushtrrisë, me ruajtjen e kryesimit që mbetet objektivi kryesor.

Të trija takimet e sotme, zhvillohen me fillim nga ora 16:45.