Angelovska: Tani 55 mijë qytetarë në mënyrë aktive e shfrytëzojnë kartelën pagesore vendore

Shkup, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Pesëdhjetë e pesë mijë qytetarë  tashmë  i kanë marrë kartelat pagesore dhe në mënyrë aktive  mund t’i shfrytëzojnë  dhe të blejnë prodhime vendore dhe shërbime. Gjithsej 320 mijë qytetarë  duhet të marrin kartela pagesore vendore. Janë shtypur 220 mijë kartela. Bankat në mënyrë intensive punojnë dhe çdo ditë lëshojnë mijëra kartela.

Këtë e theksoi ministrja e Financave Nina Angellovska në video-fjalim në profilin e saj në FB, e cila porositi se  ata të cilët  nuk e kanë marrë kartelën  të informohen përmes  ueb faqeve  ose koll qendrat e bankave  dhe të gjithë  të cilët kanë parashtruar ankesa  i bindi se të gjithëve që u takon do t’u dorëzohet.

“Deri më sot, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme gjithsej janë dhënë 55 mijë kartela pagesore nga masa  kartela pagesore vendore, tashmë i shfrytëzojnë në mënyrë aktive  dhe paguajnë me këto kartela. Mbështetje  financiare do të marrin  320 mijë qytetarë. E gjithë masa është 28 milion euro, mjete që menjëherë  i transferuam në banka,  prej tyre 10,7 milion euro  janë paguar në llogaritë  e shfrytëzuesve  të kartelave”, theksoi ministrja.

Masa kartelë pagesore vendore është pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë,  ndërsa qëllimi është të ndikojë  në amortizimin e goditjes  mbi ekonominë, përkatësisht më mirë të ballafaqohemi  me goditjen mbi ekonominë si rezultat i  ngadalësimit të aktivitetit ekonomik.

Kartelat i japin nëntë banka, numri më i madh, përkatësisht 280 mijë  i japin bankat më të mëdha NLB Banka, Komercijalna dhe Stopanska.

Mund të përdoren për në hotele, pushimore, agjenci turistike,  objekte hotelierike, restorane, supermarkete, dyqane për ushqim, furra, mobilje, prodhime për amvisëri,  librari, pajisje sportive, veshëmbathje, barnatore, sallone të bukurisë.., dhe në të gjitha këto dyqane  mund të blejnë produkte vendore, përkatësisht prodhime dhe shërbime të Maqedonisë. sa/