Vërshime në Bellopojë, uji depërton brenda shtëpive

Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut ka ndikuar në vërshime të shumta anembanë Kosovës.

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që janë aktive që prej dje është ngritur niveli i ujit në fshatin Bellopoj të komunës së Podujevës.

Banorë të kësaj ane janë shprehur të shqetësuar dhe kanë filluar të largohen nga shtëpitë.

Në disa fotografi shihet se niveli i lartë i ujit që po mblidhet si pasojë e shiut ka filluar të hyjë brenda shtëpive e të shkaktojë bllokim të kësaj ane.

Nuk dihet se deri kur parashihet të zgjasin këto reshje të shiut, por që nga Instituti Meteorologjik i Kosovës u paralajmërua për vërshime të mundshme.

Image

Vërshime në Bellopojë