Uilian dhe Pedro do t’i vazhdojnë kontratat me Çellsin deri në fund të sezonit

Londër, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Dy sulmuesit e Çellsit, Uilian dhe Pedro Rodrigez, u pajtuan që t’i vazhdojnë për edhe një muaj kontratat, qe ta përfundojnë sezonin në Premier ligë me “blutë” nga Londra, njoftojnë mediat angleze.

Megjithatë, ata nuk do të mbeten në ekip për ndeshjen kthyese kundër Bajern Munihut, në Ligën e kampionëve në gusht.

Pas bisedave me menaxherin Frenk Lampard dhe drejtoreshën Marina Grankovskaja, Pedro u pajtua që t’i ndihmojë ekipit në ndeshjet e Premier ligës deri në fund të sezonit. bsh/

Таг