Shekerinska: Energjetika është shtylla e zhvillimit të ekonomisë

Manastir, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Energjetika është shtyllë e zhvillimit të ekonomisë dhe për këtë shkak si Qeveri e përkrahim këtë projekt kapital për rikonstruktimin e TC Manastir-2, tha zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, gjatë promovimit të projektit të përfunduar, me të cilin TC Manastir-2 për herë të parë kyqet në rrjetin transmetues pas vitit të largët 1982.

Sipas Shekerinskës, projektet e përfunduara do të thotë ndihmë për ekonominë, për investimet, për zhvillim më të madh dhe për rroga më të larta dhe për këtë shkak Qeveria jonë që nga fillimi njoftoi se të gjitha investimet dhe të gjitha paratë do t’i orientojë në ekonomi, respektivisht te qytetarët.

“REK Manastir është shtyllë e prodhimit tonë, ndërsa tani Manastiri vazhdon të zhvillohet edhe si gjigand prodhues, por edhe transmetues, i cili e lidh shtetin me fqinjët e vet dhe jep mundësi të madhe edhe për ekonominë lokale në krijimin e vendeve të reja të punës në këtë rajon. Investimet janë të rëndësishme për shtetin, për të gjithë qytetarët, pasi e stabilizuam çmimin e rrymës, sepse 11 vite kishte rritje 100 përqindëshe të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa gjatë tre viteve të fundit pikërisht ne atë çmim e stabilizuam, me çka i kemi mbrojtur buxhetet e ndërmarrjeve, por edhe të qytetarëve”, tha Shekerinska.

Në këtë ngjarje promovuese, ajo përkujtoi se gjatë dy viteve të fundit është eksportuar energji elektrike me vlerë prej 40 milionë eurove, me çka drejtpërdrejtë u ndihmua prodhimi i vendit. bsh/