Shekerinska do të marrë pjesë në promovimin e uniformave të reja të Armatës

Shkup, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në kazermën “Ilinden” do të marrë pjesë në promovimin e uniformave të reja për pjesëtarët e Armatës.

Është planifikuar që Shekerinska të realizojë takim me pjesëtarët e njësiteve të Armatës të cilët do t’i urojë për ndihmën të cilën e dhanë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Armata para pak kohësh u pajis me uniforma të reja, gjithsej 9.100 komplete pallto dhe pantallona.

“Me uniformat e reja të Armatës rrumbullakohet pakoja e masave të ndërmarra nga ministrja Shekerinska për tejkalimin e gjendjes që e gjetën në Armatë me pajisje ushtarake dhe të luftës, paga të ulëta, pagesë seleksionuese të qirasë për banesë, mëditje të shkurtuara për kujdestari dhe buxhet të pamjaftueshëm në mbrojtje për mbajtjen e funksionit të Armatës”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes. fc/