Sarri nuk mund t’i durojë kritikat për Juventusin

Juventusi ka qenë njëra ndër skuadrat më të kritikuar pas rikthimit të futbollit nga pezullimi përshkak të koronavirusit. Trajneri Sarri ka folur pas ndeshjes kunder Bolognas të cilën ‘Zonja e Vjetër’ e fitoi si mysafire me rezultat 0:2.

Trajneri italian thotë se kritikat ndaj ‘Biankonerëve’ janë tepërta dhe të pabaza

“Në futboll dhe në jetë ka opinione dhe fakte. Nëse dëgjon opinionet do të mendosh se skuadra po shpërbëhet. Nëse shikon faktet, ne jemi në krye të tabelës.”, është shprehur Sarri.

Sarri gjithashtu thotë se pas kritikave ata mund të motivohen dhe të kthehen në formë

“Kritikat janë të tepërta dhe kjo mund të shtojë motivimin për ne që të kthehemi në mentalitet të mirë dhe në formë të mirë fizike, gjë që duhet kohë.”, ka thënë Maurizio Sarri.

Juventusi pas finales së Kupës të humbur nga Napoli, vazhdon të jetë në garë për titull të kampionit në Serie A.