Rrahmani dhe Kumbulla mposhten nga Hysaj

Napoli e ka mposhtur 2:0 Hellas Veronën të martën në Serie A, duke ia vështirësuar përpjekjet për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Golat me kokë nga Arkadiusz Milik dhe Hirving Lozano e fundosën Veronën e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës në Marc’Antonio Bentegodi.

Ky ishte një takim i drejtpërdrejt për pozitën e gjashtë, e cila siguron play-off’in për kualifikim në Ligën Evropës, edhe pse Napoli i Elseid Hysajt e ka siguruar pjesëmarrjen në këtë garë tashmë pas fitimit të Kupës së Italisë.

Verona ishte e vetëdijshme se një humbje sonte do ta linte katër pikë prapa Napolit dhe ashtu ndodhi.

Ylli i Kosovës Amir Rrahmani dhe ai i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ishin titullarë si zakonisht, ndërsa për Napolin luajti titullar edhe Hysaj, si rrallë herë.