Reagim i Çulevit për vendimin e anuluar për emërimin e shefit të SPB Tetovë

Shkup, 23 qershor 2020

Qeveria në seancën e sotme e anuloi vendimin të cilin e nënshkrova për emërimin e shefit të SPB Tetovë. Ky vend ishte një prej 15 vendeve të cilat më takojnë në pajtim me Ligjin për qeveri, si ministër në qeverinë teknike.

Vendimin e njëjtë të tillë me të cilin qeveria fillimisht e anuloi vendimin e tillë, paraprakisht nga ana ime u apelua deri tek Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit i cili konstatoi se Qeveria ka bërë lëshime gjatë anulimit të vendimit dhe vendimin fillestar të Qeverisë e anuloi. Por edhe krahas konkludimit të tillë nga KSHPK, Qeveria sot sërish solli vendim të njëjtë.

Me veprimin e sotëm sërish është shkelur Ligji për qeveri, ndërsa vendimi shtesë i sotëm i propozuar nga ana e BDI-së, ndërsa i pranuar nga ana e LSDM-së është edhe një dëshmi se koalicioni i tyre shndrit me  shkëlqim të plotë. BDI dhe LSDM kanë mendime të kundërta vetëm në opinion dhe ky është vetëm një blef. Marrëdhënia e tyre reciproke në seancat qeveritare funksion në mënyrë ideale dhe pa kurrfarë pengesa.

Në këtë rast e informoj opinionin se lidhur me veprimin e sotëm të Qeverisë, gjatë ditës së nesërme do të parashtroj kallëzim penal, por edhe për sulmin e tillë dhe përzierjen në punën e MPB-së do të njoftohen edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

________________________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre