Në Dibër një i sëmurë i ri me Kovid-19, aktiv 32 persona

Dibër, 23 qershor 2020(MEDIAL) – Në 24 orët e kaluara, në Dibër është regjistruar një rast tjetër pozitiv me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve u rrit në 83, nga të cilët vetëm në njëzet ditët e fundit 32 persona.

Nga numri i përgjithshëm 48 janë shëruar, katër kanë vdekur, ndërsa 31 janë aktivë nga sëmundja, katër prej të cilëve janë të shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ndërsa pjesa tjetër janë me formë më të lehtë dhe janë në trajtim në shtëpi.

Pas rritjes së numrit të të infektuarve të rinj, Shtabi operativ komunal i Dibrës vazhdon me masat dhe aktivitetet për ngritjen e vetëdijes për rrezikun e koronavirusit dhe respektimin më konsekuent të rekomandimeve për të parandaluar përhapjen e tij.

Sipas vlerësimit të punonjësve kompetent shëndetësor, siç tha kryetari Hekuran Duka, pritet një numër i shtuar i personave të infektuar të rinj. mb/