Kompania franceze parashikon kur mund të aprovohet vaksina kundër COVID-19

Kompania franceze pret aprovimin e vaksinës kundër COVID-19 në pjesën e parë të vitit 2021.

Prodhuesi francez farmaceutik, Sanofi SA, thotë se pret të marrë miratimin për vaksinën e mundshme kundër Covid-19 që po zhvillon me GlaxoSmithKline Plc të Britanisë deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, më shpejt nga sa ishte parashikuar më parë, raporton Reuters.

Sanofi, e cila po pret një ngjarje virtuale të hulumtimit dhe zhvillimit, dhe GSK kishte thënë në prill se vaksina, nëse do të ishte e suksesshme, do të ishte në dispozicion në gjysmën e dytë të 2021.

“Ne jemi duke u udhëhequr nga dialogu ynë me autoritetet rregullatore,” u tha shefi i hulumtimit Sanofi John Reed para gazetarëve, kur u pyetën për kornizën kohore të përshpejtuar.