Këshillat e komunave do të mund t’i mbajnë seancat onlajn edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Shkup, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Qeveria në seancën e djeshme e plotësoi Dekretin për zbatimin e Ligjit për Vetëqeverisje lokale me të cilin u jepet mundësi këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit t’i mbajnë seancat onlajn edhe pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme në kushte kur akoma në fuqi janë rekomandimet për mbrojtje nga Kovid – 19.

Ky ndryshim, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar është sjellë me propozimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. shk/