Katër ekstremistë u vranë gjatë futjes së policisë në një vend të fshehtë në Pakistan

Peshevar, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Forcat pakistaneze për luftë kundër terrorizmit sot kanë hyrë në një vend të fshehtë  në pjesën veriperëndimore të vendit, që solli deri te qërimi i hesapeve  në të cilin humbën jetët katër të dyshuar, kumtoi policia.

Gjatë operacionit, policia konfiskoi  pistoleta dhe armë tjetër.

Të dyshuarit janë mbledhur  në një shtëpi në Peshevar  për të planifikuar sulme, thuhet nga policia e provincës.

“Operacioni ishte i suksesshëm dhe shpëtoi shumë njerëz të pafajshëm nga sulme të mundshme”, citohet në kumtesë.

Personat zyrtar  gjithashtu deklaruan se ekstremistët e vrarë me siguri i përkasin  ndonjë grupi të ndaluar.

Provinca Kiber Paktunkva, ku gjendet Peshevar, kufizohet me Afganistanin dhe kohëve të fundit  ishte cak i dhjetëra  sulmeve ekstremiste, nga të cilat për shumicën  përgjegjësinë e ndërmorën talebanët pakistanez. sa/

Таг