Irani raporton numrin më të lartë ditor të viktimave të Covid-19 që nga prilli

rani të martën i ka regjistruar 121 të vdekur nga koronavirusi. Kjo ishte shifra më e lartë ditore në më shumë se dy muaj. Ky shtet është vendi më i prekur nga virusi i ri në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se shifra e re e ka çuar në 9,863 numrin e përgjithshëm të viktimave, shkruan “The Guardian”.

Shifra e së martës ishte më e madhja e shënuar në republikën islamike që nga data 11 prill, kur ishin shënuar 125 viktimave.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan 2,445 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 209,970 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Irani shënoi rënie të numrit ditor të viktimave të virusit në fillim të majit, por javëve të fundit shifrat janë rritur.

Brenda dhe jashtë vendit ka pasur dyshime se numri i vërtetë i rasteve është shumë më i lartë se shifrat zyrtare.

Irani nuk ka vendosur karantinë të obligueshme për popullsinë, por i ka mbyllur shkollat, i ka anuluar tubimet publike dhe i ka ndaluar udhëtimet që në muajin mars.