IKD publikon raportin “Lufta për statistikat e korrupsionit”

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik “Lufta për statistikat e korrupsionit”.

IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve të korrupsionit nga sistemi i drejtësisë.

IKD gjatë vitit 2019, ka monitoruar 1180 seanca gjyqësore të 334 rasteve të korrupsionit me 919 persona të përfshirë.