Haskuka emëron drejtorët e rinj në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, njofton për emërimin e drejtorëve të rinj, pas prishjes së koalicionit me LDK-në.

“Pas ndryshimeve brenda qeverisjes lokale, dua t’ju njoftoj se tanimë kam përcaktuar shumicën prej drejtorëve të rinj të drejtorive komunale.

Punën e suksesshme të deritanishme për administratë dhe shërbime efikase, shëndetësi funksionale, regjenerim urban, arsim cilësor, zhvillim të bujqësisë, mbrojtje të trashëgimisë kulturore, zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë do të vazhdojmë me:

Nënkryetarin e Komunës, z. Visar Shehu,

Drejtoreshën e Shëndetësisë, znj. Narqize Arënliu Hoxhaj,

Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Agron Limani,

Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Osman Krasniqi,

Drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Emilija Redzepi,

Drejtorin e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Beni Kizolli,

Drejtorin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Islam Thaqi dhe

Drejtoreshën e Ekonomisë dhe Financave, znj. Leonora Çerreti”, njofton Haskuka.

“Drejtorët e rinj janë përcaktuar në bazë të eksperiencës dhe kontributit të deritanishëm në fushat e tyre profesionale, si dhe dedikimit të tyre në përmbushjen e objektivave dhe zotimeve tona qeverisëse”, thotë më tej Haskuka.