Hapja e kufijve nga e premtja, aeroportet nga 1 korriku, objektet hotelerike do të punojnë edhe brenda

Shkup, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Qeveria sot në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse ka sjell vendim që nga e premtja, 26 qershor 2020 pa asnjë kusht të hapen gjitha pikat kufitare për lëvizje të papenguar të udhëtarëve dhe automjeteve, madje pa iu nënshtrua testit PCR dhe izolimit shtëpiak ose karantinës së detyrueshme shtetërore, njoftoi kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Kryeministri ka shkruar se edhe Qeveria sot ka sjell Vendim që nga 1 korriku 2020 të hapen për trafik edhe Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

“Konform këtyre vendimeve, Qeveria sot ka sjell vendim të hiqet ndalesa për transport të organizuar e cila poashtu fillon më 26 qershor”, shkroi kryeministri.

Në seancën e sotme, Qeveria ka miratuar vendim që nga e premtja, pra 26 qershor, objektet hotelerike të mund të punojnë edhe në brenda përmes protokollit adekuat për punë.

Nga e premtja, 26 qershor 2020, madje lejohet edhe puna e palestrave, ndërsa qendrat tregtare nga data e njëjtë do të mund të punojnë edhe gjatë të dielave.

“Për gjitha këto vendime deri të premten, 26 qershor 2020, kur dhe fillon vlefshmëria e tyre, do të përgatiten protokolle të domosdoshme për gjithë operatorët ekonomik dhe institucionet në kompetenca të së cilës janë këto vendime”, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk. fab/