Halili: Stacioni hekurudhor në Tetovë do të ketë pamje të re

Shkup, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili ka bërë të ditur se së shpejti stacioni hekurudhor në Tetovë do të ketë pamje të re.

Ai gjithashtu informon se punimet për rikonstruimin e plotë të këtij stacioni hekurudhor janë në realizim e sipër.

“Tetovë, stacioni hekurudhor do të merr pamje të re. Fillojnë punimet për rikonstruimin e plotë, ku do të krijohen kushte dhe standarde më të larta të shërbimit për udhëtarët dhe punonjësit”, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, drejtori Festim Halili. fab/