Guardiola ka frikë se Aguero mund të ketë humbur sezonin

Pep Guardiola ka dhënë disa komente mbi situatën e Sergio Aguero.

Aguero ka pësuar një goditje të rëndë në ndeshjen që Manchester City e fitoi me rezultatin 5:0 kundër Burnley.

Ylli argjentinas u detyrua të linte fushën si pasojë e një lëndimi. Disa fjalë rreth situatës së lojtarit ka thënë edhe trajneri i ‘Citizens’, Guardiola, i cili frikësohet se sezoni mund të ketë përfunduar për Aguero.

“Nuk duket mirë. Ne do të shohim nesër saktësisht se çfarë ka ai, por nuk duket mirë për sezonin”, ka thënë Guardiola.

“Ai kishte probleme muajve të fundit me një problem në gju dhe tani ndjeu diçka dhe nuk dukej mirë. Doktori tha se kërkon kohë. Disa ndeshje mungesë me siguri, por ndoshta nesër testet do të tregojnë lajme të mira. Mbetet të shihet”, ka shtuar trajneri katalan.

Lojtari do të testohet për gjurin e tij. Mungesa e Aguero do të ishte mungesë e madhe për City në Ligën e Kampionëve.