Gjokoviq pozitiv me Kovid-19

Beograd, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Tenisti serb Novak Gjokoviq, është pozitiv me Kovid-19.

Siç njoftoi korrespondenti i MEDIAL-s nga Beogradi, Gjokoviqi menjëherë pas arritjes nga “Adria tur” në Zarë, e vizitoi mjekun e tij në Beograd, ku u testua dhe rezultatet janë pozitive.

Bashkëshortja e tij gjithashtu është pozitive, ndërsa fëmijët nuk kanë virus.

Edhe pse nuk ka ndjerë kurrfarë simptoma, që do të ngrenin dyshime për praninë e virusit në organizimin e tij, Gjokoviq ka insistuar të bëjë teste të koronavirusit pas arritjes në Beograd.

Ajo që është mësuar paraprakisht është se një anëtar i ekipit të tij, trajneri Marko Panikio, i cili u testua në Zarë, gjithashtu ishte pozitiv me Kovid-19.

Gjithçka filloi kur u zbulua se tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili të shtunën hoqi dorë nga gara e mëtutjeshme në “Adria tur” është pozitiv me Kovid-19. ob/fb/