Ekonomia gjermane nuk do të rimëkëmbet para vitit 2022, konsideron Këshilli i ekspertëve ekonomikë

Berlin, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Ekspertët ekonomikë gjermanë vlerësojnë se rezultatet ekonomike në vend nuk do të kthehen në nivelin e vjetër para vitit 2022, pas uljes së sivjetme të ashpër të ekonomisë si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Këshilli gjerman pesë anëtarësh i ekspertëve ekonomikë kumtoi se në gjysmën e dytë të vitit do të ketë përforcim të lehtë të ekonomisë, që do të përcillet me rritje mesatare prej 4,9 për qind të vitit të ardhshëm, duke shtuar se papunësia sivjet do të vazhdojë të rritet para se gradualisht të fillojë të bie vitin e ardhshëm.

Ekspertët thonë se të dhënat më të reja ekonomike qartë tregojnë në ndikimin e masave që e kufizojnë udhëtimin, aktivitetet afariste dhe kontaktet mes njerëzve, por se ndikimi ngadalë zvogëlohet sepse zvogëlohet edhe numri i të infektuarve.

Mbyllja e ekonomisë gjermane do të reflektojë edhe në 19 vende tjera që e shfrytëzojnë euron. për të cilët sivjet parashihet ulje prej 8,5 për qind.

Komisioni Evropian paraprakisht vlerësoi se ulja sivjet do të jetë pothuajse 7,75 për qind.

Këshilli gjerman i ekspertëve ekonomikë e emëron Qeverinë gjermane me mandat prej pesë viteve, me qëllim të krijuesve të politikave dhe opinionit t’u japë vlerësim të pavarur të situatës në ekonomi. fb/