Edhe tetë raste të tjera me coronavirus në Mal të Zi

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi (KCCG), Jevto Erakoviç, ka thënë se tetë raste të tjera të coronavirusit ishin regjistruar në Mal të Zi.

Sipas mediave të Malit të Zi, ai ka thënë se aktualisht 51 persona në Mal të Zi kanë kontraktuar coronavirusin.

“Kemi tetë pacientë të diagnostikuar rishtas me COVID-19, që do të thotë se 51 raste janë regjistruar në Mal të Zi. Instituti i Shëndetit Publik do të njoftojë se nga janë pacientët. Aktualisht janë 10 pacientë në trajtim. Një pacient ka një gjendje të rëndë klinike dhe është në një respirator. Ndërkohë edhe një tjetër u pranua mbrëmë për shkak të përkeqësimit të gjendjes”, citohet të ketë thënë Erakoviç.

Ai ka vlerësuar se papërgjegjësia e individëve dhe grupeve të caktuara reflektohet në numrin e pacientëve.

Drejtori i KCCG tha se karakteristikë e valës së re të sëmundjes është numri i madh i kontakteve.