Dyshimet janë shtuar për Rashicën

Milot Rashica ka patur shumë interesim gjatë kësaj periudhe. Sulmuesi shqiptar i Kosovës do të largohet nga Werder Bremen në fund të sezonit dhe kjo duket e sigurt, sidomos nëse skuadra bie në Bundesliga 2.

Sulmuesi i ri ka patur një gjysmë sezoni skandaloz. Shtatshkurtri humbi dhe vendin e titullarit te Werderit. Ai ka fituar vëmendjen e disa klube shumë të rëndësishme si Leipzigu apo Dortmundi.

Në skenë ka dalë së fundmi dhe klubi i Milanit.

Dyshimet janë shtuar për Rashicën, pasi ky i fundit nuk ka patur ndeshje të mira. Kjo gjë ka bërë që drejtuesit e Leipzig të mendojnë më mirë nëse duan të investojnë te futbollisti.