Donald Trump ngrin rastet e imigrimit deri në fund të vitit

Administrata Trump tha të hënën se do zgjasë ndalimin e procedimit të rasteve të aplikim për “green card” jashtë Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit.

Administrata e sheh këtë vendim si një tentim që ta rimëkëmbë ekonominë, duke liruar më shumë vende pune për banorët amerikanë.

Një zyrtar i lartë që foli para gazetarëve në kushte anonimiteti, vlerësoi se kufizimet do të lirojnë deri në 525,000 vende pune për amerikanët.

“Presidenti amerikan është i përqendruar në kthimin e amerikanëve në punë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zyrtari, në kushte anonimiteti.

Ndalimi i vizave vlen për vizat H-1B, të cilat përdoren nga kompani të mëdha të teknologjisë amerikane dhe familjet e tyre, vizat H-2B për punëtorët sezonalë jagrikulturor, vizat J-1 për studentë dhe vizat L-1 për menaxherët e korporatave shumëkombëshe.

Punëtorët e kujdesit shëndetësor që ndihmojnë luftën kundër koronavirusit do të vazhdojnë të kursehen nga ngrirja e “green card”-ës, sipas burimit.