Tripoli: Ndërhyrja e Egjiptit në konfliktin libian është shpallje lufte

Tripoli, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Qeveria libiane e pranuar nga Kombet e Bashkuara sot kumtoi se paralajmërimi nga Egjipti për ndërhyrje ushtarake në konfliktin në Libi është “shpallje lufte”:

“Ky është akt armiqësor, ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe do të thotë shpallje lufte”, thuhet në kumtesën e Qeverisë libiane.

Më parë, presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi paralajmëroi se nëse forcat e qeverisë libiane arrijnë në qytetin strategjik Sirt, i cili tani kontrollohet nga Ushtria kombëtare libiane nën komandën e gjeneralit Khalifa Haftar, ajo mund të çojë në “ndërhyrje të drejtpërdrejtë” në Kajros.

Ushtria libiane, ndërkohë, tha që paralajmërimi i Sisit ishte i papranueshëm dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të “marrë përgjegjësinë” për eskalime të mundshme. sn/

Таг