Sot dhe nesër do të bisedohet për mënyrën e kalimit të vendkalimeve kufitare

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Mundësia për hapjen e plotë të kufijve pa kushtet aktuale, gjegjësisht testi i detyrueshëm PSR dhe vetizolimi do të jetë tema e bisedës me Komisionin për Sëmundje Infektive sot dhe nesër, pas së cilës do të merret vendimi adekuat.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, kur qytetarët e vendit tonë do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm dhe pa kushte në vendet fqinje dhe nëse është planifikuar ndonjë reciprocitet në raport me ato vende.

” Analiza jonë, por edhe ajo e numrit të rasteve dhe situata në vendet e rajonit dhe informacionet që janë marra nga komunikimi me ministrat e Shëndetësisë tregon se i gjithë rajoni është në kushte të të njëjtit rrezik epidemiologjik. Kjo ishte tema e diskutimit në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive dhe do të vazhdojë edhe sot dhe nesër, pas së cilës do të marrim një vendim adekuat. Edhe sot do të flasim me kolegë nga Ministritë e Shëndetësisë të fqinjëve për të na treguar për informacionet më të reja, numrin e rasteve, situatën, mënyrën e transmetimit. Sidoqoftë, mendoj se për këtë çështje duhet të kemi një qasje rajonale”, tha Filipçe.