QSHP Kumanovë: Dy raste të reja me Kovid-19, nga një në Kumanovë dhe Likovë

Kumanovë, 22 qershor 2020 (MEDIAL) –  Qendra për Shëndet Publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka regjistruar vetëm dy raste të reja me Kovid-19, informuan sot kompetentët  nga institucioni i shëndetit publik. Nga një pacient është regjistruar në komunat Likovë dhe Kumanovë.

“Sot, janë  kryer 40 testime,  kumtoi drejtori i institucionit, dr. Ari Latifi sipas “TerminiIm”, indikacione  epidemiologjike dhe teste kontrolluese.

Në rajonin e Qendrës për Shëndet Publik nga fillimi i epidemisë Kovid janë diagnostifikuar  694 persona,  nga të cilët për momentin aktivë janë 241 persona.

“Nga rastet e tërësishme aktive 142 janë në Likovë,  99 të tjerët  në Kumanovë”, deklaroi dr. Latifi. am/sa/