OBSH: Pandemia e koronavirusit edhe më tutje përshpejtohet

Dubai, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – PandeMEDIAL e koronavirusit vazhdon  me përshpejtim në botë,  duke i përfshirë  miliona personat e infektuar të fundit vetëm për tetë ditë, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm  i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejsus.

“E dimë se pandeMEDIAL  është shumë më tepër se një  krizë shëndetësore,  është krizë sociale, ekonomike, dhe në shumë vende  krizë politike. Pasojat e saj do të ndjehen me dekada, shtoi ai  në konferencën virtuale, të organizuar në Dubai.

Paralajmërimi i shefit të OBSH-së vjen prejse  shumë vende kanë hyrë në fazën e heqjes së masave  me qëllim që të përshpejtohet ekonoMEDIAL.

U deshën më shumë se tre muaj për t’u regjistruar milionat e parë të njerëzve të infektuar, ndërsa për  milionin e fundit vetëm për tetë ditë,  tha shefi i OBSH-së.

Ai, gjithashtu, u bëri thirrje qeverive  të përgatiten për pandemi të ardshme të mundshme që mund të paraqiten ” në cilindo vend në cilëndo kohë  dhe mund të vrasin  miliona njerëz  sepse  nuk jemi të gatshëm”.

“Nuk e dimë ku ose kur do të ndodh pandeMEDIAL e ardhshme,  por e dimë se do të ketë pasoja të tmerrshme për jetë dhe ekonominë botërore”. tha shefi i OBSH-së.

Në pandeminë e koronavirusit, nga paraqitja e saj në dhjetor dhe deri më tani, në botë vdiqën  së paku 465.300 njerëz. sa/