Në Kinë edhe 18 persona infektohen me Kovid-19

Pekin, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Në Kinë janë regjistruar 18 të infektuar të rinj me Kovid-19, prej të cilëve nëntë në Pekin, bëri të ditur Komisioni Shëndetësor Kombëtar Kinez.

Derisa dje në Kinë janë konfirmuar 26 raste të reja, prej të cilëve 22 në Pekin.

Pekini në të cilin jetojnë më shumë se 20 milionë banorë, më 11 qershor e paraqitur të infektuarin parë me koronavirusin e ri në valën e dytë të epidemisë. Vala e dytë e infektimit është e lidhur me tregun në Pekinin jugperëndimor, ndërsa deri më tani janë infektuar 236 persona. ar/

 

Таг