Një anëtar i shërbimit sekret ushtarak të regjimit sirian, është arrestuar në Gjermani me dyshimin për krime kundër njerëzimit, njoftoi prokurori i përgjithshëm i vendit, përcjell ATSH.
”I dyshuari, një mjek sirian, thuhet se ka torturuar një të burgosur në një burg në qytetin Homs në vitin 2011 duke e goditur me tub plastik ndërsa ishte shtrirë në dysheme”, thuhet në një deklaratë nga kryeprokurori.
“Më vonë i burgosuri vdiq, megjithëse shkaku i vdekjes është i paqartë”, shtoi ai.
I dyshuari, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2015 dhe ushtron profesionin si mjek, gjithashtu përballet me akuza të tjera.
Gjermania po zhvillon tashmë gjyqin e parë në botë që përfshin anëtarët e dyshuar të regjimit të Asadit për krime kundër njerëzimit.