Milani fiton me spektakël, ndez shpresat për Evropë

Milani e rinisi në mëntrën më të mirë kampionatin duke marrë një fitore të thellë 1-4 në stadiumin “Via Dell Mare” përballë Lecces.

Kuqezinjtë e nisën mirë takimin dhe arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 26-të me golin e shënuar nga spanjolli Samu Castillejo, ndërsa Lecce shënoi 10 minuta më vonë, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Vendasit, që luajnë për mbijetesë, provuan të ndryshojnë fatin e ndeshjes dhe gjetën golin e barazimit me Mancosu, që ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Babacar në minutën e 54-t të takimit.

Megjithatë vetëm një minutë më vonë, një çoroditje në mbrojtjen e Lecces u shfrytëzua mjaft mirë nga Bonaventura që riktheu sërish avantazhin e Milanit, ndërsa pak më vonë ishte kroati Rebic që shënoi edhe golin e qetësisë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Në minutat e mbetura pati kohë edhe për një golit të shënuar nga sulmuesi portugez Rafael Leao.