Meholli: Numri i të shëruarve nga COVID-19 ka kaluar rastet aktive në Vushtrri

Në Komunën e Vushtrrisë sontë janë paraqitur gjashtë raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli thotë se rastet e reja janë testuar direkt në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Nga të dhënat që kemi marrë poashtu kemi edhe një rast të shëruar”, tha ai.

Meholli thotë se është pozitive pasi në Vushtrri numri i të shëruarve ka kaluar atë të infektuarve me coronavirus.

“Aktualish në Vushtrri kemi 160 persona të shëruar, tre të vdekur dhe 144 raste aktive”, tha ndër të tjera Sylejman Meholli.