KFOR-it amerikan ka dhënë donacion për stafin e QKMF- së në Podujevë

KFOR-it amerikan ka dhënë donacion për stafin e QKMF-Podujevë. Në pako përfshihen maska, doreza, uniforma komplete, termometra, maska 3M dhe syze mbrojtëse.

Këtë e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit, Nexhmi Rudari.

“Faleminderit KFOR-it amerikan për donacionin e dhënë, material mbrojtës medicinal për stafin e QKMF-Podujevë.Pako përfshinë maska, doreza, uniforma komplete, termometra, maska 3M dhe syze mbrojtëse”, ka shkruar Rudari në Facebook.