Indi: Numër rekord i viktimave për një ditë

Nju Delhi, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – India ka evidentuar rritje më të madhe ditore të rasteve të vdekjes lidhur me koronavirusin, gjithsej 445, ndërsa virusi po përhapet shumë shpejtë nëpër pjesën rurale të vendit, kumtuan sot autoritetet.

Janë konfirmuar 426=5.228 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa 13.699 persona kanë ndërruar jetë, kumtoi sot Ministria indiane e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, koronavirusi është konfirmuar tek 14.821 persona.

Pas SHBA-së, Brazilit dhe Rusisë, India është në vendin e katërt në botë sipas numrit të të infektuarve me Kovid-19.

Shumë raste janë konfirmuar në komunat rurale pasi qindra mijëra persona janë kthyer në fshatrat e tyre sepse nuk ka pasur punë në qytetet për shkak të karantinës së vendosur në muajin mars.

Shtetet indiane të cilët kanë pranuar më shumë punëtorë kanë vërejtur edhe rritje të madhe të numrit të të infektuarve në dy javë deri më 8 qershor, shkruan Blumberg, duke iu referuar vlerësimeve interne të qeverisë. fb/