Holanda shënon zero viktima të koronavirusit, për herë të parë nga 12 marsi

Për herë të parë nga data 12 mars, Holanda nuk e ka shënuar asnjë viktimë të koronavirusit për 24 orë. Lajmin e bëri të ditur Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe Mjedis.

Sipas këtij instituti, deri më tani në Holandë nga koronavirusi kanë vdekur 6,090 persona, shkruan “CNN”.

Holanda e kishte arritur kulmin e pandemisë më 7 prill, kur për 24 orë ishin regjistruar 234 viktima të virusit të ri.

Pavarësisht mungesës së rasteve fatale të hënën, institute në të kaluarën ka paralajmëruar se shifrat në fillim të javës paraqesin situatë joreale për shkak të vonesave gjatë raportimit të rasteve gjatë fundjavës.Megjithatë, Holanda ka shënuar më pak viktima të koronavirusit se shteti fqinj, Belgjika, edhe pse kjo e fundit ka gati gjashtë milionë banorë më pak se Holanda.