Gara për titull në La Liga: Ndeshjet e mbetura të Realit dhe Barcelonës

Sa më shumë që po afrohemi fundit në La Liga, aq më e nxehtë po bëhet gara për titull.

Real Madrid me fitoren e rëndësishme 1:2 ndaj Real Sociedad në udhëtim, ka marrë vendin e parë në La Liga, duke kryesuar me 61 pikë, aq sa ka edhe Barcelona.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tetë xhiro për t’u zhvilluar, me të dy skuadrat që katër ndeshje i luajnë në shtëpi, dhe katër tjera në udhëtim.

Real Madrid në xhiron e ardhshme në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’ pret Mallorcan, ndërsa Barcelona në ‘Camp Nou’ luan përballë Athletico Bilbaos.

Ndeshjet më të vështirë për ‘Los Blancos’ konsiderohet ato ndaj Getafes, Espanyol, Athletico Bilbaos dhe Villarreall

Në anën tjetër, Barcelona nuk do ta ketë lehtë kur të luajë në udhëtim ndaj Celtas, ndaj Atletico Madrid, Villarreal dhe Espanyol.

Image