City e shkatërron Burnleyn

Manchester City e ka shkatërruar Burnleyn, duke e mposhtur 5-0.

Tjetër fitore pas pandemisë për Manchester Cityn, tjetër triumf me shumë gola dhe me zero të pranuar.

Pas Arsenalit, viktima ishte Burnley, që pranoi plot pesë gola nga të besuarit e Manchester City.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë, Phil Foden dhe Riyad Mahrez dy herë, derisa në pjesën e dytë shënuan David Silva dhe edhe njëherë Foden.

Pas kësaj fitore, City ia ka shtyrë edhe më shumë festën Liverpoolit, që pas gabimit të dielën mbrëma, sërish ka nevojë edhe për pesë pikë që edhe matematikisht të shpallet kampion.