Bayerni vendos ta huazojë yllin nga Kosova, Leon Dajaku pritet të luaj në Eredivisie

Leon Dajaku është ylli i ri nga Kosova që po bënë karrierë tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

Sulmuesi i talentuar iu bashkua kampionëve të shumëfishtë të Gjermanisë vitin e kaluar nga Stuttgarti ku Bayerni pagoi 1,5 milionë euro për të.

Dajaku ka luajtur edhe për ekipin e parë të Bayernit, por kryesisht luan në Bundesliga 3 me Bayern Munich II.

Leon Dajaku. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images for DFB)

Në 27 ndeshje me ekipin B të Bayernit, Dajaku ka shënuar pesë gola e ka bërë pesë asistime.

19-vjeçari nuk pritet të mbetet edhe për edicionin e ri te Bayern Munich II, pasi gjiganti gjerman po mendon për huazimin e tij.

Është skuadra e njohur holandeze Utrecht që ka shfaqur interesim për ta huazuar lojtarin dhe Bayerni po e mendon huazimin e tij.

Image

Leon Dajaku . (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images for DFB)

Kampionët e ri të Gjermanisë kanë prioritet ta huazojnë lojtarin në ndonjë skuadër më të vogël të Bundesligas, por nëse nuk vije ndonjë ofertë atëherë Dajaku mund të huazohet te Utrecht.

Kujtojmë që sulmuesi anësorë aktualisht po luan me Gjermaninë U19, ndërsa në të ardhmen mund të luaj edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi deri më tani nuk ia ka mbyllur dyert dhe nga FFK janë shprehur optimist se Dajaku do të luaj për Dardanët një ditë.