Bayerni e huazon Leon Dajakun në Eredivisie

Bayern Munich mund t’i japë mundësinë Leon Dajakut për të fituar përvojë në një tjetër klub.

Sipas informacioneve të Sport1, është duke u kërkuar një destinacion për sezonin e ardhshëm për 19 vjeçarin me prejardhje nga Kosova.

Utrecht, një klub holandez që luan në Eredivisie, ka shprehur interesim për Dajakun, e po ashtu edhe disa skuadra të nivelit të mesëm në Bundesligë, emrat e të cilëve mbesin sekret.

Dajaku, që te Bayern Munich është transferuar nga Stuttgart, ka regjistruar vetëm dhjetë minuta për skuadrën e parë të ‘Bavarezëve’.

Është e qartë se është shumë pak për një lojtar të ri që dëshiron të tregojë veten në futbollin e të rriturve.

Liga e Holandës mbetet e njohur për futbollistët e Kosovës, pasi në të kaluarën pjesë e saj kanë qenë Milot Rashica, Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Sinan Bytyqi.